Greqia është përballur me rritje të rasteve të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve në Greqi janë raportuar 1690 raste me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 37 196 të prekur.
Mësohet se 55.2% e të prekurve janë burra, ndërsa 128 pacientë janë në kujdes intensiv.
Ndërkohë 5 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Që nga fillimi i pandemisë deri më sot 620 persona kanë humbur jetën, ku 96.3% e tyre kishin sëmundje shoqëruese.
Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm , të mos neglizhojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi rreziku është ende prezent.
/abcnews.al/