E pranon Trump: Isha te bunkeri nëntokësor gjatë protestës përballë Shtëpisë së Bardhë

schedule13:51 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:51 - 4 Qershor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump e ka pranuar të mërkurën se gjatë protestave për vdekjen e George Floyd ka shkuar tek bunkeri nëntokësor në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Trump sqaroi se nuk kishte qenë në bunker për arsye sigurie, por për të bërë një inspektim të shkurtër.

“Ishte një lajm i rremë. Nuk isha [në bunker], “tha Trump në Fox News Radio.

“Unë zbrita gjatë ditës dhe isha atje për një periudhë të vogël, të shkurtër dhe ishte shumë më tepër për një inspektim, nuk kishte asnjë problem gjatë ditës,” shtoi presidenti.

I pyetur nga gazetari Brian Kilmeade nëse ekipet e sigurisë i kërkuan që të futej në bunker për arsye sigurie, Trump deklaroi: “Jo, ata nuk më thanë fare.”

Kujtojmë këtu se New York Times raportoi se agjentët e Shërbimit Sekret e dërguan Trump-in drejt bunkerit, i njohur gjithashtu si Qendra e Operacioneve të Urgjencës Presidenciale, të premten në mbrëmje ndërsa protestat jashtë Shtëpisë së Bardhë përshkallëzoheshin.

Një zyrtar i lartë i administratës i tha NBC News të dielën se Trump ishte në bunker për një “periudhë shumë të shkurtër për siguri. Presidenti u kthye në rezidencën e tij në Shtëpinë e Bardhë brenda një ore, shtoi  zyrtari. /abcnews.al/