E përdhunoi bullgari, pastruesja shqiptare: Më kapi për qafe dhe më zhveshi, po më mbyste

schedule22:10 - 21 Qershor, 2021

schedule 22:10 - 21 Qershor, 2021

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e gruas 50-vjeçe e cila u përdhunua nga një bullgar në një apartament. Autori është identifikuar nga autoritetet greke.

Shqiptarja që punonte si pastruese ka deklaruar përpara grupit hetimor se ishte duke pritur ashensorin në momentin që u tërhoq me dhunë nga bullgari dhe u përdhunua. Kur gruaja arriti të shpëtonte nga shtëpia e tmerrit, përdhunuesi u zhduk.

“Unë kam punuar si pastruese për 3 vjet në ndërtesën në Rrugën Symmachidon në Petralona. Sot në 08:00 do të pastroja. Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më kapi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Më zhveshi. Ai më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë me duar dhe më përdhunoi shumë herë.

Diku rreth orës 5 të pasdites ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re që çelësi ishte te dera. E hapa, dola në ballkon dhe fillova të bërtas. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj. Pastaj erdha në spital me ambulancë. Nuk e njoh burrin.

Unë jam në Greqi prej 27 vitesh. Unë dua që ai të dënohet. Nuk dua të them asgjë tjetër tani, jam e hutuar” deklaroi gruaja. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!