E pazakontë/ Zbuloni si Franca do të financojë spitalet e gjendura në vështirësi

schedule08:25 - 1 Maj, 2020

schedule 08:25 - 1 Maj, 2020

The Mobilier National, koleksioni kombëtar i orendive, po përpilon një listë me objekte  që do dalin në ankand në shtator, shkruan The Guardian.

Nuk dihet ende çfarë do të shitet dhe zyrtarët nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, por mediat franceze raportojnë se do të përzgjidhen 100 objekte të shekullit të 19, veçanërisht gjatë sundimit të Louis-Philippe I mes 1830 dhe 1848.

Shitja e objekteve që janë pjesë e një koleksioni kombëtar nuk është e padëgjuar, por është hera e parë që dalin në treg një numër kaq i madh në të njëjtën kohë.

Ankandi, i cili po organizohet “për të kontribuuar në përpjekjen kombëtare për të ndihmuar spitalet,” do të mbahet në Journées du Patrimoine (ditët e trashëgimisë) gjatë fundjavës së 20-21 shtatorit. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për Foundation for Paris Hospitals and French Hospitals, presidente e të cilit është zonja e parë, Brigitte Macron.

Hervé Lemoine, drejtori i Mobilier National, tha se do të përzgjidhen orendi që kanë pak vlerë dhe që s’janë përdorur nga ndokush me rëndësi të veçantë.

Organizta duhet të bie dakord unanimisht mbi objektet që duhet të zgjedhin për të shmangur konfliktet, tha Lemoine për Le Figaro.

Mobilier National, që ka mobiluar godinat zyrtare përfshirë Palltin Élysée, zotëron më shumë se 130 mijë qilima, llambadarë, karrige, qeramika, porcelanë, mobilje, tavolina dhe objekte të tjera. Një vit më parë, ata publikuan detajet e 78 mijë objekteve pasi u kritikuan nga llogaritarët e shtetit mbi mënyrën si menaxhonin koleksionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!