E pazakontë, spektatorët në koncertin e operas në Barcelonë zëvendësohen me 2000 bimë

schedule10:06 - 4 Gusht, 2020

schedule 10:06 - 4 Gusht, 2020

Shtëpia e famshme e operës “Gran Teatre” e Liceut të Barcelonës u mblodh ditën e djeshme, ndërsa muzikantët performuan “Crisantemi” të Puçini para 2,292 bimëve në vazo, të cilat mbushnin vendet dhe ballkonet e saj.

Bimët vinin nga kopshtet e zonës dhe sipas organizatorëve, secila prej tyre do t’u jepet punonjësve të kujdesit shëndetësor në Klinikën Spitalore aty pranë, në Barcelonë.

Liceu shpreson se ngjarja do t’i afrojë njerëzit në marrëdhëniet e tyre me natyrën pasi pandemia solli një “periudhë të çuditshme dhe të dhimbshme”.

Kjo ide e pazakontë i përkiste Eugenio Ampudia, një artisti konceptual i njohur për veprat e tij eksperimentale, hapësinore dhe kritike të artit, shkruan “Krem”.

Asnjë njeri nuk ishte i pranishëm në sallë, por “Concierto para el bioceno” u transmetua drejtpërdrejt përmes faqes në YouTube të Liceut. Shtëpia e operës tha se ata shpresonin të mbronin “vlerën e artit, muzikës dhe natyrës, si një letër hyrje për kthimin në aktivitet pas karantinës”.

Shtëpia e operës në veri të Barcelonës u detyrua të ndërpresë ngjarjet e tyre të programuara në mes të marsit për shkak të shqetësimeve për pandeminë e vazhdueshme të koronavirusit. Universiteti Johns Hopkins raporton se Spanja ka parë mbi 240,000 raste të koronavirusit, dhe mbi 28,000 vdekje nga sëmundja që ajo shkakton. /abcnews.al