E pazakontë/ Një i panjohur po ia paguan borxhet gjithë fshatit, identifikohet si “Robin Hood”

schedule16:50 - 27 Gusht, 2020

schedule 16:50 - 27 Gusht, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tuzla, të Turqisë. Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve por askush nuk po e di se për kë bëhet fjalë.

Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria dyshohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë pushtuar Turqinë aziatike së fundmi.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai shtoi se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra”, u shpreh pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!