Përplasjet për protestën në bulevard, po nxjerrin dita ditës në pah grupet e orkestruara nga jashtë Shqipërisë.Pak ditë më parë, një nga organizatorët e protestës Arben Kola tha se pas heqjes së flamurit të Izraelit, fshihen grupe antishqiptare nga Greqia, Serbia dhe Turqia.
Një hoxhë mysliman me emrin Mustafa Terniqi ka sulmuar organizatorin Kola duke e akuzuar se vetë ai është i futur në protestë me qëllim për ta përçarë apo shuar atë.
Këtë përplasje mes hoxhës dhe organizatorit të protestës e ka denoncuar vetë kryeministri Edi Rama i cili ngre pikëpyetje se pse një hoxhë futet në debat dhe mban qëndrim për protestën, ndërkohë që vendin e ka diku tjetër.
“Po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?¿ Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën”, shkruan Rama.
Mustafa Terniqi rezulton të jetë hoxhë dhe teolog mysliman që operon kryesisht në Shqipërinë e Mesme, Durrës, Kavajë dhe Tiranë ndërsa shfaqet shumë aktiv me qëndrime e ligjërime publike kryesisht në rrjetet sociale.
Më herët, në nisje të protestave në bulevard, në kuadër të luftës hibride, kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria e ka të dokumentuar aktivitetin e disa klerikëve islamë apo xhamive kryesisht në tiranë të cilat e kanë përdorur Zvërnecin, për të përhapur narrative dezinformuese de me nuance anti-Semite, sipas të cilave pas projektit të Jared Kushner në Zvërnec fshihej Izraelit dhe se aty do të silleshin refugjatë palestinezë të zhvendosur nga Gaza.
Postimi i plotë:
Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamingove🤡
Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?¿ Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën👿
Dhe merr shembull nga urtësia e Komunitetit Musliman, paçka se nuk je as pjesë e tij, se s’po të them gjë për si e qysh u ndërtua asokohe xhamia jote☹️
Toleranca e madhe nuk është as dobësi e as mosdije për shumë gjëra të pathëna i dashur hoxhë🤷🏻♂️
***Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve. Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit…



