Këtë javë rinisin pas shtyrjes prej motit edhe Kategoria e Parë dhe e Dytë. Ngë grupin a të së Parës Besëlidhja sfidon Partizani B në orën 13:30 në Lezhë.
Besëlidhja ka objektiv të afrohet me treshen e kreut, ndërsa Partizani të shmangë rënien. Në grupin B në të njëjtën orë luhet një duel për kreun e tabelës.

Në fushë zbresin Lushnja dhe Egnatia në stadiumin “Roza Haxhiu”. Një duel mes të fortësh, duke parë Lushnjën në vendin e tretë dhe rrogozhinasit kryesues. /abcnews.al

