Kategoria e Parë rikthehet sot me gjashtë sfida. Në grupin A spikat Erzeni-Burreli, me matjanët që kërkojnë tre pikët në transfertë dhe distancimin nga ndjekësit. Në program në këtë grup është edhe sfida Veleçiku-Vora.
Dy ndeshje janë veçuar për nesër. Bëhet fjalë për sfidën mes Dinamos dhe Besëlidhjes, dy ekipe që duan të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar dhe ndeshjes Oriku-Partizani B. Këto sfida luhen prej orës 13:30.
Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI A
E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Erzeni-Burreli
Veleçiku-Vora
E hënë, më 14 dhjetor, ora 13:30
Dinamo-Besëlidhja
Oriku-Partizani B
Në grupin B sytë janë nga dueli Besa-Egnatia, dy ekipe që po luftojnë për vendin e parë. Rrogozhinasit kryesojnë për momentin dhe duke qenë një ndeshje në transfertë edhe një barazim mund t’u shkojë përshtat.
Interesante është edhe përballja mes Flamurtarit dhe Lushnjës. Vlonjatët kanë fituar dy sfidat e fundit dhe dëshirojnë të vijojnë me serinë e rezultateve pozitive. Në Cërrik për Turbinën është momenti për të fituar, pasi presin Elbasanin e vendit të fundit. /abcnews.al
Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI B
E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Flamurtari-Lushnja
Turbina-Elbasani
Besa-Egnatia