Derbi dhe finale, Kategoria e Parë vjen sot me duele mjaft interesante, sidomos në grupin A. Sfidat e sotme nisin prej orës 13:30 dhe Korabi ka mundësinë të futet në garë për kreun.
Dibranët presin Burrelin e vendit të parë dhe kjo është një finale më vete. Dinamo e vendit të dytë do mundohet të përfitojë nga përplasja e rivalëve, por fillimisht duhet të mendojë të fitojë derbin me Partizanin B.
Erzeni-Besëlidhja dhe Oriku-Vora janë dy përballje të tjera interesante në këtë grup. Në grupin B luajnë dy skuadra me emër, por që janë drejt rënies në Kategorinë e Dytë.
Flamurtari pret Elbasanin dhe synon vetëm tre pikët. Turbina-Tomori është dueli tjetër, i gjithi për t’u parë. / abcnews.al