Fundjava vjen me ndeshje të rëndësishme dhe dytë janë drejtuar kryesisht te derbi Tirana-Partizani. Gjithsesi për të shkuar tek ajo përballje, do të duhet më parë të luhen të gjitha takimet e tjera të shtunën. Veç Superiores, edhe e para do të zhvillohet më 28 shtator.
Sektori i Garave në FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet e javës së tretë të luhen të shtunën, prej orës 16:00. Në grupin A, sfida më interesante dhe më e luftuar pritet të jetë ajo mes Besëlidhjes dhe Erzenit, kurse në grupin B Lushnja-Besa dhe Turbina-Apolonia. Më poshtë mund të njiheni me të gjitha çiftet e javës së tretë në Kategorinë e Parë.
Kategoria e Parë – Java 3
E shtunë, më 28 shtator, ora 16:00
Grupi A
Besëlidhja-Egnatia
Veleçiku-Kastrioti
Tërbuni-Korabi
Shkumbini-Erzeni
Burreli-Dinamo
Grupi B
Oriku-Pogradeci
Elbasani-Devolli
Lushnja-Besa
Turbina-Apolonia
Iliria-Shënkolli
/abcnews.al