Superiorja e mori e para skenën, ndërkohë që sot është radha e Kategorisë së Parë dhe të Dytë për të rinisur. Sot janë në program pesë ndeshje në të Parën, përballje të grupit të skuadrave që luajnë për të siguruar mbijetesën. Në grupin A, për shkak të përjashtimit të Shkumbinit, Tërbuni e ka pushim.
Në Pezë-Helmës do të luhet një përballje shumë e rëndësishme për Dinamon, që pret skuadrën e Burrelit dhe vetëm fitorja i bën punë. Interesante është edhe sfida mes Veleçikut dhe Egnatias, e planifikuar të zhvillohet në Shkodër.
Në grupin B janë tre takime. Turbina është e dënuar të fitojë dhe do mundohet të shfrytëzojë faktorin fushë ndaj Orikut. Elbasani i vendit të fundit luan në transfertë me Ilirinë, kurse në Shënkoll vendasit futën në fushë vetëm për tre pikë, përballë Devollit.
Sot luhen edhe tre takime të Kategorisë së Dytë. Bëhet fjalë për sfida të grupit A. Sopoti-Partizani B është një takim interesant. Luzi 2008 do tentojë triumfin në shtëpi kundër Gramshit, kurse Spartaku përballet me Adën e Velipojës. / abcnews.al