E papritur/ Sulmuesi i Manchester City kërkon largimin gjatë merkatos së janarit

schedule15:28 - 11 Nëntor, 2021

schedule 15:28 - 11 Nëntor, 2021

Manchester City është përballur më një situatë aspak pozitive, teksa sulmuesi Riyad Mahrez ka kërkuar largimin që në merkaton e janarit.

Ky lajm vjen nga “Footmercato”, që shpjegon edhe arsyen e kësaj kërkesë nga ana e lojtarit.

Siç duket sulmuesi algjerian është bezdisur nga qëndrimi i gjatë dhe i vazhdueshëm në stolin e rezervave, edhe pse gjithmonë ka qenë vendimtar me golat e tij, sa herë që është thirrur në “mësim”.

30-vjeçari i lodhur nga kjo situatë ka kërkuar largimin nga manchesteri, duke iu kërkuar kampionëve anglezë ta shesin atë në merkaton e dimrit.

Kujtojmë se Mahrez është transferuar te Manchester City në vitin 2018, ku kontrata e tij aktuale i skadon në fund të qershorit 2023. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!