Zayn Ali Salman është bërë lojtari më i ri në histori që ka nënshkruar për Arsenalin dhe me akademinë e futbollit të tyre.
Ali Salman është një talent i ri në futboll! Kështu duhet të kenë menduar drejtuesit e Arsenalit, në të kundërt nuk do të firmosnin me Zayn Ali Salman, nënshkrimin më të ri në historinë e paraakademisë së Topçinjve , i cili është vetëm 5 vjeç . Babai i djaloshit 5-vjeçar nuk ndihet i befasuar, teska thekson se djali i tij është ndryshe nga fëmijët e tjerë.
“E kuptova në momentin që ai lindi. Ai ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm megjithëse ai është ende i vogël. Arsenali nuk është menduar aspak për moshën e tij të vogël, pasi e konsideron atë me shumë potencial për të ardhmen”, tregoi babai i 5-vjeçarit për “BBCsport”.
Trajneri i tij, Austin Schofield në akademinë e Arsenalit, shprehej për “BBCSport”, ne e bëmë atë të luajë me fëmijët e moshës së tij, midis 5 ose 6 vjeç, por ai tashmë i tejkaloi të gjithë. Ai ishte më i shpejtë, kishte një prirje më të mirë në fushë, goditi dhe kaloi topin shumë më mirë sesa djemtë e tjerët. Unë fola me babanë e tij, pasi ai donte ta provonte të luante me fëmijët më të mëdhenj. Kjo ishte kur thashë me vete pse jo? Le ta provojmë.
View this post on Instagram
Sido që të jetë, aftësia e tij me top tërhoqi vëmendjen e Topçinjve. Stephen Deans, një nga “skautët” e klubit, nxitoi të binte në sy. ” Ky fëmijë po bën gjëra që nuk duhet t’i bëjë. Mënyra se si godet topin, shumë komplekse për dikë të moshës së tij. Kur e pashë, i telefonova një shoku dhe ai konfirmoi se ishte 5 vjeç. Unë i thash se ishte e pamundur, nuk mund të ishte fëmijë nga çerdhja. Kështu shkova të flisja me prindërit e tij, e çova në disa seanca stërvitore dhe ai e bëri përsëri. E bën vazhdimisht”, shprehej Stephen Deans.
View this post on Instagram
F.A/abcnews.al