E papritur, ish-partneri i moderatores dedikim zemre. Dajana: 3 milion shqiptarë kundër dhe atë!

schedule18:02 - 21 Prill, 2021

schedule 18:02 - 21 Prill, 2021

Prezantuesja e njohur Dajana Shabani bashkë me vajzën e saj Marlen këtë të mërkurë ishin të pranishëm në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Dalja e tyre e dedikuar në ekran, ishte plot surpriza.  Të gjithë u befasuan me mesazhin që kishte brenda zarfit të emocioneve të ‘Abc e pasdites’ sepse ishe nga ish-bashkëshorti.

Një mesazh prekës si për dashurinë që tregoi ndaj vajzës por dhe mbështetjes për Dajanën. Ai zbuloi se e kishte dashur shumë një fëmijë dhe Zoti e kishte bekuar me të, pavarësisht se nëna e saj Dajana nuk e kishte pritur shumë mirë lajmin e shtatzanisë.

“Kur mami ka shkruar qe ti Marlen je insistim i babit nuk ka gënjyer! Kerkova nje dhurate nga Zoti dhe ajo me erdhi! Jemi larg për shkak te covidit dhe për asnjë arsye tjeter, sepse unë dhe mami jemi shokët më të mirë që ti mund të kesh për prindër !  Nuk e harroj sot e kësaj dite momentin e parë që më thërrite babi, as momentin e hapave të tua te pare, as faktin që ti je kopja im”, shkruan babai i Marlenës.

Pavarësisht se të ndarë ata janë shokë të mirë dhe do të jenë të tillë përgjithmonë. Të dy e kanë konfirmuar gjatë intervistës në programin e Ermalit.

“Dajan pavarsisht faktit që kemi vendosur krenarinë përpara dashurisë tone, ne të dy kemi folur gjatë dhe kemi kuptuar që kemi qenë, jemi dhe do mbesim shokë të përjetshem dhe të pa ndarë”!, pohoi  ish-bashkëshorti i moderatores.

Teksa theksoi disa çaste të vlefshme për të dy, Dajana shtoi se kur tre milionë shqiptarë iu kundërvunë, kur s’kishte asnjë faj, ai ishte me të. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!