E pabesueshme, por e vërtetë. Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërmarrë ditën e sotme, një vendim të paprecedentë, teksa ka pushuar nga puna 10 punonjësit e stadiumit të Prishtinës dhe Kombëtares së Kosovës, “Fadil Vokrri”, stadium ku u luajt dhe përballja e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, “Euro 2024”, ndaj Rumanisë, e cila u mbyll në barazimin e “bardhë”, 0 me 0.
Me përfundimin e ndeshjes, “dardanët” të frustuar nga humbja ia lanë “fajin”, kushteve të fushës, ku të gjithë pa përjashtim së bashku me ish-teknikun Giresse u shprehën se në kushte më të mira mund të kishin arritur rezultat më të mirë, mirëpo të lartpërmendurit harruan faktin se e njëjta fushë ishte dhe për Kombëtaren rumune.
Për këtë arsye, Federata e Futbollit të Kosovës, pa asnjë komunikatë zyrtare dhe pa asnjë arsye logjike mori vendimin për pushimin nga puna të punonjësve, ku ndër ta është dhe Drejtori i stadiumit, Benet Rezniqi, i cili ashtu si Federata, i cili nuk ka dashur ta komentojë vendimin e marrë. /i.m /abcnews.al