“E panë në makinë”, Rama nga Berati: Lulin e kishte zënë gjumi në hyrje të Tiranës ku ka trafik

schedule19:02 - 2 Prill, 2021

schedule 19:02 - 2 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme, bashkë me kandidatët për deputetë, në një takim me qytetarët në Berat.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe një herë tek kryedemokrati Lulzim Basha, për të cilin tha se e kanë parë duke fjetur në rrugët e Tiranës.

“Flinte gjumë Luli te hyrja e Tiranës, aty ku po bëhet hyrja e re. Po flinte vërtet, në kohë dreke. Nuk e kishte mbajtur dot. Fle gjumë rrugëve. Të sheh gjithë Shqipëria. Ne sot jemi në një moment kur realisht kemi të gjitha arsyet që të jemi krenarë që po ia dalim të bëjmë vaksinimin të njerëzve.”

Ndërsa premtoi lulëzimin e turizmit e agroturizmit në Berat, Rama tha se eksportet bujqësore qeveria e drejtuar nga ai synon t’i çojë deri në mbi 1 miliardë.

“Shumëfishimi i strukturave të mikpritjes është vetëm në fillimet e veta. Agroturizimi, prodhimi i verës. Mundësia për të kaluar këtu një fundjavë, është vetëm në fillimet e veta. Eksportet bujqësore do t’i çojmë në mbi 1 miliardë. Është e mundur, e kalkuluar. Këto gjëra provojnë karakterin e një lidershipi. Programi ynë është vizioni, karakteri, këmbëngulja e durimi.”

Rama tha po ashtu se qeveria ka sot të gjitha arsyet që të jetë krenare që po ia del të bëjë vaksinimin e njerëzve. Gjithë të tjerat, shtoi ai, kalojnë.

“Ne sot jemi në një moment kur realisht kemi të gjitha arsyet që të jemi krenarë që po ia dalim të bëjmë vaksinimin të njerëzve. Kalojnë. U çmend Ilir Meta, do kalojë. Objektivin e ka të marrë në Berat, 7 deputetë nga 6 që janë këtu…Në verën që po afron, Berati do të ketë frymëmarrjen e sezonit turistik. Do vijnë dhe turistë të huaj.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!