“E pamundur që të kesh ankth, kur ke gjithçka”, Lori Hoxha i flet fansit për shëndetin mendor

schedule08:45 - 17 Qershor, 2021

schedule 08:45 - 17 Qershor, 2021

Blogerja e njohur, Lori Hoxha ka folur herë pas here për problemet që ka me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një “Ask Me” në Instagram dhe tregoi se aktulisht po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Gjatë një bisede virtuale dikush është shprehur se është e pamundur ta besojë se ajo ka probleme me ankthin dhe shëndetin mendor. Sipas ndjekësit, Lori ka gjithçka në jetë dhe nuk ka se si të ketë ankth apo sëmundje të ngjashme.

“Duket e pamundur që të kesh ankth/ Si dreqin ke ankth, ti ke çdo gjë”, ka qenë një nga komentet e ndjekësve, që Lori ju është përgjigjur me një mesazh.

“Pse? Ngaqë kam ndjekës? Po, mendoja se birkins-at e mi (çantat) më jepnin imunitet ndaj shëndetit mendor, por jo”, është përgjigjur blogerja, duke treguar se kur vjen puna tek çështjet e shëndetit nuk të ndihmon asgjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!