Manchester City po tenton t’i dhurojë Pep Guardiolës një sulmues për sezonin e ardhshëm, i cili do të jetë zëvendësuesi i argjentinasit Kun Aguero.
Emra si Erling Haaland apo Harry Kane janë dëshirat e mëdha të klubit anglez, por trajneri spanjoll frenon entuziazmin e tifozëve në prononcimin për mediat.
“Me situatën ekonomike që po kalon bota e futbollit në këto momente, ka më shumë mundësi që të mos blejmë dot një sulmues të madh në verë.
Me çmimet aktuale e kemi të pamundur të blejmë sulmues. Nuk mund t’ia lejojmë vetes. Të gjithë klubet ndodhen në vështirësi, ne nuk bëjmë përjashtim“, deklaroi Guardiola. /abnews.al