Monika Kryemadhi u paraqit këtë të martë në ambientet e prokurorisë së posaçme, pasi ishte e paditur për shpifje, nga avokati Romeo Kara. Padia ka të bëjë me një deklaratë të Kryemadhit e cila ka thënë se ai është paguar për të bërë kallëzim ndaj Metës.
Kryemadhi ka dalë nga ambientet e GJKKO rreth orës 11: 28.
Pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës, Kryemadhi tha për gazetarët se ishte një seancë për një shpifje, duke thënë se sa i përket avokatit Romeo Kara kanë këndvështrime të ndryshme.
“Sa mbarova një ballafaqim. Kam një ballafaqim tjetër. Kjo ishte një seancë pajtimi për një deklaratë që kam bërë në një emision. Në qershor kemi seancën tjetër të radhës. Dhe në 11:010 kisha për t’u paraqitur në SPAK, nuk jam e qartë plotësisht. Ne jemi në një fazë ballafaqimi me zotin Kara”, tha ajo.
/abcnews.al/