E pabesueshme ajo që ka ndodhur në sfidën miqësore mes Angli U-19 dhe Skoci U-19. Ky takim, është mbyllur pas vetëm 45 minutash lojë. Shkaku? Futbollistët e të dyja skuadrave nuk kanë pranuar të zbresin në fushë në pjesën e dytë.
Kjo pasi futbollistët kanë mësuar se një pjesëtar i stafit ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe nuk kanë pranuar të luajnë 45 minutat e dyta dhe të rrezikojnë në një përhapje të virusit.
Kjo sfidë miqësore mes dy kombëtareve U-21, do të zhvillohet sërish ditën e diel, pasi të gjithë futbollistët të kenë kryer tamponët e tyre./abcnews.al
England U19 vs Scotland U19 abandoned at half-time after staff member tests positive for coronavirus https://t.co/OngmBQfkAt
— The Independent (@Independent) October 8, 2020