E pabesueshme, por e vërtetë: Skuadra e PSG-së nuk preferon më të shpenzojë para të shumta për të siguruar firmat e objektivave. Kur jemi mësuar që kampionët e Francës të paguajnë shifrat të frikshme, në rastin e Paquetës nuk po ndodh kështu.
Skuadra e Milanit kërkon plot 35 milionë për firmën e mesfushorit brazilian, por PSG është stepur dhe i ka kërkuar kuqezinjve që të ulin kërkesat e tyre, pasi nuk kanë ndërmend të shpenzojnë një shumë të tillë për të marrë në Francë 22 vjeçarin.
Paqueta ka luajtur për Milanin 14 ndeshje këtë sezon dhe nuk po kalon një formë të mirë. 22 vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe duket se nuk është më në planet e Piolit, i cili i ka kërkuar klubit që të marrin një mesfushor ofensiv për merkaton e janarit./abcnews.al