E pabesueshme! Politikani gjerman infektohet qëllimisht me koronavirus

schedule08:10 - 3 Prill, 2020

schedule 08:10 - 3 Prill, 2020

Një zyrtar gjerman ka surprizuar me vendim e tij. Ai është shorehur se është vetëinfektuar me koronavirus qëllimisht.

Stephan von Dassel, 53 vjeç kryetari i rrethit Mitte në Berlin është shprehur se dëshironte të infektohej vetë, në mënyrë që të zhvillonte imunitet. Ai u infektua me qëllim duke mos u izoluar larg së dashurës së tij, e cila mori koronavirusin kur ishte me pushime në Zvicër.

“Unë mendoj se jam mirë, por kam qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, më gjatë nga sa mendoja. Unë u infektova me qëllim, për t’u argëtuar dhe mendova, mirë ju e dini, për tre ditë të filloj të shërohem e të fitoj imunitet, dhe pastaj nuk mund të infektohem përsëri dhe nuk mund të infektoj dikë tjetër. Por ishte më keq sesa mendoja”, ka thënë ai.

Ndër të tjera 53 vjeçari është shprehur se bashkëjetonte me një person të infektuar kështuqë e kishte shumë të vështirë që të kujdesej për veten e vet ndaj pranoji dhe dëshiroi të infektohej sa më shpejt që të jetë e mundur./abcnews.al