Ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar 105 njerëz nga rrënojat, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi.
Një vajzë 14-vjeçare u shpëtua nga rrënojat pas 58 orësh, pas tërmetit 7.0 ballësh i cili tronditi qytetin turk Izmir në bregun e Detit Egje.
Pasi iu ofrua ndihma e parë, Idil Sirin u dërgua në spital.
Ekipet e kërkim- shpëtimit nxorën të gjallë Ahmet Citim, 70 vjeç, i cili kishte qëndruar në rrënoja për 34 orë.
Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa është goditur nga tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën./abcnews.al