E pabesueshme, momenti kur disa turistë i mbijetojnë shembjes së një mase shkëmbore në një plazh të Anglisë

schedule09:06 - 12 Gusht, 2023

schedule 09:06 - 12 Gusht, 2023

Turistët në bregun jugor të Anglisë kanë arritur që për mrekulli ti shmangen një tragjedie pasi një shkëmb në plazhin West Bay është shembur.

Mediat e huaja shkruajnë se nga shembja kanë rënë tonelata gurë në afërsi të bregut.

Shembja e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet mund të ndodhin në çdo kohë”, ka thënë Këshilli i Dorset pas incidentit.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale shikohet momenti që turistët shpëtojnë për mrekulli.

Autoritetet u janë përgjigjur informacioneve ku theksojnë se kanë dërguar një roje, për të kontrolluar zonën dhe për t’u siguruar që sinjalistika përkatëse të mbetej e vendosur rreth shtegut bregdetar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!