E njohur si “xhevahiri i Putinit”, çfarë pasojash do të ketë për Rusinë shpërthimi në urën e Krimesë

schedule11:21 - 8 Tetor, 2022

schedule 11:21 - 8 Tetor, 2022

Nga Peter Beaumont, The Guardian

Dymbëdhjetë milje e gjatë dhe më e gjatë se Statuja e Lirisë, projekti i urës së Kerçit në gadishullin e pushtuar të Krimesë ishte xhevahiri në kurorën e projekteve infrastrukturore të Vladimir Putinit, i përshkruar në mediat ruse si “ndërtesa e shekullit”.

Kur presidenti rus inaguroi urën më 15 maj 2018, duke drejtuar një kamion portokalli nëpër urë, ai u mburr me rëndësinë e saj.

“Në epoka të ndryshme historike, njerëzit ëndërronin ta ndërtonin këtë urë. Pastaj ata iu rikthyen sërish kësaj ideje në vitet 1930, 40, 50. Dhe së fundmi, falë punës dhe talentit tuaj, mrekullia ka ndodhur.”

E mbrojtur që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, ura u cilësua aq rëndëisshme sa Moska paralajmëroi për hakmarrje nëse do të vihej në shënjestër.

Por të shtunën në mëngjes, në rrethana ende të paqarta, një shpërthim i madh tronditi urën e Kerçit, duke shembur një pjesë të saj dhe duke i vënë flakën cisternave të karburantit në një tren, raporton abcnews.al.

Rëndësia e madhe e dëmtimit të urës, sipas një këshilltari të lartë të presidencës ukrainase, do të bëhet e qartë në orët dhe ditët në vijim -jo më pak nëse Moska ndihet e detyruar të hakmerret për sulmin.

Menjëherë pas kësaj, shumë analistë përmëndën kohën kur ndodhi shpërthimi, një ditë pasi Vladimir Putin festoi ditëlindjen e tij të 70 – të mes një serie humbjesh poshtëruese  në frontet lindore dhe jugore.

Kjo vjen një javë pasi Putini nënshkroi dekretin për aneksimin e 4 rjaoneve të Ukrainës lindore.

Por ura ka një rëndësi më të madhe sesa thjesht simbolike.

Ura ishte një linjë kryesore e furnizimit logjistik jo vetëm për forcat ruse në Krimenë e pushtuar, por edhe gjetkë në Ukrainën jugore, ku forcat ruse janë tërhequr gjatë ditëve të fundit, edhe si linja kryesore e furnizimit nga kontinenti rus, duke përfshirë një linjë treni për në Melitopol.

Dhe ndërsa ka mënyra të tjera për të furnizuar Krimenë, duke përfshirë portet e saj, dëmtimi i urës është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Megjithatë, kjo ka ndryshuar muajt e fundit.

Një sulm në bazën ajrore detare në Saky në gusht, bëri që turistët rusë të largoheshin masivisht nga plazhet e Krimesë, duke bllokuar urën e gjatë prej disa kilometrash. Disa forca detare ruse duket gjithashtu se janë ridislokuar në mënyrë diskrete ndërsa lufta po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë.

Por lind pyetja, se si do të përgjigjet Moska.

Në prill, Dmitry Medvedev, ish-president dhe kryeministër rus, dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha: “Një nga gjeneralët ukrainas shprehu nevojën për të goditur urën e Krimesë. Shpresoj që ai të kuptojë se cili do të jetë objektivi hakmarrës.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!