E njohu në Instagram, 17-vjeçarja në Greqi përdhunohet nga shqiptari

schedule11:20 - 13 Prill, 2022

schedule 11:20 - 13 Prill, 2022

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka përdhunuar një adoleshente 17-vjeçare të hënën e 11 prillit.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për një 27-vjeçar , i cili në bisedat e tij me 17-vjeçaren prezantohej si pakistanez.

Mediet greke shkruajnë se 17-vjeçarja u njoh me shqiptarin nëpërmjet Instagramit.

17-vjeçarja  e shoqëruar nga e ëma ka denoncuar në polici përdhunimin nga 27-vjeçari. I arrestuari nuk pranon akuzën, duke thënë se gjithçka është bërë me konsensus.

Protothema.gr shkruan se i riu shqiptar kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu i Koridhalos.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!