Mbrëmjen e sotme ka nisur në ABC spektakli më i ri i humorit, “Kosherja”. Duket se surprizat kanë filluar pak nga pak të zbulohen.
LEXO EDHE: Nis në ABC spektakli më i ri i humorit “Kosherja”, Besi dhe Jona tërheqin menjëherë vëmendje
Një ndër ato që publiku mezi e ka pritur prej vitesh është rikthimi i rolit të “Gjinit” nga Bes Kallaku.
Ky i fundit e ka konsideruar si të shenjtë këtë rol, pasi karriera e tij ka filluar pikërisht me personazhin e Gjinit.
Ai është shfaqur si një militant i Partisë Demokratike, i cili ka simpati për figurat e vjetra të partisë, por jo për ato të rejat.
Edhe këtë herë nuk kishte se si publiku mos të dashurohej pas “Gjinit”, që dhuron vetëm argëtim. l.k/abcnews.al