E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është të mërkurën me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Gjithashtu VanHorn ka zhvilluar takime edhe me kryetarë të Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.
Në njoftimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë theksohet se: “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm”.
/abcnews.al/