E ndoqën dhe e qëlluan në lëvizje, skema si iu bë atentati biznesmenit në Lezhë, shkoi vetë në spital

schedule18:59 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 18:59 - 1 Dhjetor, 2020

Aleksandër Deda mbrëmjen e sotme i shpëtoi një atentati me armë zjarri në Lezhë, por ndodhet në gjendje kritike për jetën i plagosur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por si u qëllua?

Gazetari i “ABC”-së në Lezhë Gjergj Figuri mëson detaje të reja nga ngjarja, skema e autorëve për të ekzekutuar biznesmenin e njohur edhe si “Leksi i druve”.

Lexo edhe: I plagosuri dërgohet te “Trauma”, FNSH rrethon Lezhën

Dy autorët e kishin ndjekur me kujdes duke i kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që po qarkullonte në aksin e vjetër Lezhë-Milot, Deda është qëlluar nga një tjetër makinë tip “Audi”.

Lexo edheSi u plagos “Leksi i Druve”, makina e autorëve në flakë, “ABC” siguron foton e shënjestrës

42-vjeçari ka manovruar dhe ka shtuar shpejtësinë duke i shpëtuar breshërisë vetëm me plagë, ndërsa ka shkuar vetë në spitalin e Lezhës me makinën e tij. Më pas duke parë gjendjen kritike, spitali i Lezhës e ka transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Pasi dështuan për ta ekzekutuar autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen. Brenda “Audi”-it të autorëve u gjet një armë zjarri, ndërsa targa ishte hequr.

Aleksandër Deda është një emër i njohur në Lezhë, ndërsa kohët e fundit po ndërtonte një lokal në shëtitoren e Drinit. Policia ende nuk ka një pistë konkrete, ndërsa pritet që të marrë dëshminë e vetë shënjestrës.

Shërbimet e Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!