“E ndjek prej kohësh Florenzin, më pëlqen shumë energjia me të cilën luan”

schedule17:08 - 13 Shtator, 2020

schedule 17:08 - 13 Shtator, 2020

Alessandro Florenzi është goditja e fundit e PSG në merkato. Nënkampionët e Evropës arritën akordin me Romën, duke përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me 29-vjeçarin italian.

Thomas Tuchel, trajneri gjerman i PSG-së, thur elozhe për lojtarin më të ri të ekipit në konferencën për shtypin para ndeshjes kundër Marseille, sfidë që Florenzi mund ta nisë si titullar.

Florenzin e ndjek prej kohësh. Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Marseille, ndoshta mund ta aktivizoj si titullar. Ka luajtur në mbrojtjen me tre tek Italia, diçka që më ka surprizuar pasi është një lojtar më shumë ofensiv.

Por ka luajtur mirë me atë skemë. Shpresoj të jetë i njëjti lojtar i besueshëm që ka qenë te Roma. Në Serie ka qenë prej vitesh një ndër më të mirët në rolin e tij. Më pëlqen shumë energjia që transmeton në fushë“, deklaron Tuchel. /abcnews.al