E ndarë prej 27 vitesh, shqiptarja i shërben 24 orë ish-burrit të aksidentuar: Të gjithë e braktisën

schedule09:08 - 16 Janar, 2024

schedule 09:08 - 16 Janar, 2024

Instruktorja e fitnesit, Linda Kalemi ka ndarë në emisionin “ABC e Mëngjesit” historinë e saj prekëse. Ajo kujdeset 24 orë për ish-bashkëshortin e saj në Turqi, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në spital.

Sakaq, Linda ka treguar gjendjen shendetësore aktuale të tij dhe sakrificat që ajo bën, në një moment kur ish-bashkëshortin e kanë braktisur të gjithë.

“Për momentin është jashtë rrezikur për jetën. Pra, përveç këmbëve që i shtrin, nuk ngrihet. Mirëpo, brenda këtij muaji shikohet një përparim për lëvizjen e duarve. Ai ndodhet tani në reaminacion, një javë qendroi në pavion dhe unë i ndejta te koka. Nuk ma kërkoi dikush, por doja t’i qendroja. Uroj që të shërohet shumë shpejt.

Klementi ka dëmtim vetëm në palcën e qafës sepse para se të ndodhte aksidenti ka pasur probleme”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!