E mori më qafë statuja e rosës, arrestohet shqiptari në Britani me kokainë të klasit A

schedule21:59 - 19 Shkurt, 2022

schedule 21:59 - 19 Shkurt, 2022

Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike për trafik të lëndëve narkotike. Aldo Alushi pranoi se kishte transportuar lëndë narkotike të klasit A në Britaninë e Madhe pasi u kap me një statujë në formë rose të mbushur me kokainë në aeroportin Stansted.

Alushi i cili ishte vendosur ilegalisht në Britaninë e Madhe u deklarua fajtor gjatë seancës gjyqësore. Ai ishte vënë nën hetim muajin e kaluar pasi oficerët e Forcave Kufitare kishin pikasur një pako që ngriti dyshime e cila kishte mbërritur nga një fluturim nga Cali në Kolumbi.

Brenda pakos ndodhej një kuti prej druri që përmbante një statujë në formë rose në ngjyrë floriri . Oficerët vendosën ta hapin për të kryer një ekzaminim. Brenda saj rezultoi se kishte të fshehur kokainë.

Gjatë kontrollit në dhomën që kishte marrë me qira Alushi u sekuestruan 5 celularë dhe një sërë dokumentesh identiteti me emra të ndryshëm. Alushi fillimisht pretendoi se statuja nuk i përkiste atij dhe se po e merrte pakon në emër të një shqiptari tjetër por më pas e pranoi se kishte të bënte me trafikun e drogës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!