Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekzekutohet me armë zjarri një efektiv policie në Kosovë

schedule08:01 - 2 Prill, 2025

schedule 08:01 - 2 Prill, 2025

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë, rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se efektivi u gjet në gjendje të rëndë pranë hyrjes së ndërtesës së tij.

“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.



Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të panjohura/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!