E mërkura është ditë vendimtare për futbollin, në Gjermani. Kryeministrat e vendit do të zhvillojnë një telekonferencë me kancelaren Angela Merkel, të mërkurën. Reuters raporton se pritet të jepet drita jeshile për hapjen e dyqaneve të mëdha, nga data 11 maj.
Gjithashtu pritet që shteti gjerman të japë “OK”-in e rikthimit të futbollit, që nga 15 maji. Ndeshjet do të luhen pa tifozë dhe me rregulla strikte të sigurisë dhe higjienës. Gjithashtu do të lejohet që të gjithë të mund të stërviten në parqe, siç bëjnë zakonisht. Normalisht duke ruajtur distancat.
Hapi tjetër është hapja graduale e kopshteve dhe çerdheve për fëmijët, në mënyrë që edhe prindërit e tyre të kenë mundësinë të punojnë. Presioni është i madh që të hapen bizneset në zona të ndryshme, por kancelaria Merkel ka qenë e qartë, duke paralajmëruar se një hapje e shpejtë mund të shkaktojë një valë të dytë me të infektuar nga koronavirusi. /abcnews.al