E mërkura, dita më e nxehtë e javës

schedule14:24 - 8 Gusht, 2018

schedule 14:24 - 8 Gusht, 2018

Të mërkurën meterologët e kanë parashikuar si ditën më të nxehtë të javës. Si i përballuan temperaturat e larta qytetarët në Tiranë. ABC News sjell një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit. 

I nxehti ka arritur pikun, por këta punëtorë nuk e kanë ndalur punën. Projekti për rehabilitimin e lumit “Lana” në Tiranë po vijon.

Temperaturat e larta nuk ia kanë ndryshuar guidën as të huajve që vizitojnë Shqipërinë. Ky grup turistësh ka bërë pjesë të tij edhe kryeqytetin.

Vendasit janë  të pakët në rrugë.

Dikush nxiton për diku. Ndonjë tjetër nuk i ka shpëtuar përditshmërisë.  Ndonëse të gjithë përpiqen të mundin vapën.

Të mërkurën meterologët e kanë konsideruar si ditën më të nxehtë të javës, ndërsa Tiranës i mungon gjallëria e ditëve më të fresketa.

Termometri në zona të veçantë sipas shërbimit ‘Meteoalb” ka arritur deri në 38 gradë celcius e shumë banorë të kryeqytetit janë larguar drejt plazheve.

Vlera të ngjashme parashikohet të na shoqërojnë deri të premten. Rënie graduale e temperaturave pritet vetëm në fundjavë.

Por këto ditë pritet të zgjasin pak, pasi fundi i gushtit parashikohet të sjellë një tjetër rritje të vlerave termike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!