“E mbështesim iniciativën, por…”, Escobar lë porosit e SHBA për liderët e Ballkanit të Hapur

schedule11:02 - 8 Qershor, 2022

schedule 11:02 - 8 Qershor, 2022

Kanë nisur punimet në samitin e Ballkanit të Hapur që po zhvillohet në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, kërkoi që të 6 shtetet të jenë pjesë e nismës.

Escobar tha se kjo nismë që mbështetet nga SHBA duhet t’i përfshijë të gjithë dhe se shpreson që të qëndrojë e hapur.

“Do ju përshëndes nga Sarajeve. Falenderoj qeverinë e Maqedonisë. Do bëjmë çdo gjë për të stabilizuar  rajonin dhe do bëjmë çdo gjë për Ballkanin Perëndimor. SHBA nuk e shef Ballkanin nga një pikë problemesh që kanë ndodhur në shek.e 20 por 21. Ballkani ka resurse mahnitëse, njerëzit e kanë ndërtuar Europën dhe shtetin tim. Ne e përkrahim Ballkanin Perëndimor. Na jep shumë mundësi të mëdha. Ballkani Perëndimor ka potencial që të jetë qendër e energjisë. Do na ndihmë . Ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyrore, Por tu çliruar  Europa nga gazi rus. Ballkani Perëndimor është pjesa e Europës me rritje të madhe. Ne do ballafaqohemi me probleme por do t’ja dalim. SHBA e përkrahin inicitivën Ballkani i Hapur.” tha Escobar.

“-E para është se duhet të punojmë jo vetëm në bashkëpunim ekonomik por edhe integrimin e strukturave europian. Tregtia bëhet me Europën por duhet të punojmë më shumë.

– E dyta është se ka iniciativa të tjera, se Ballkani i Hapur është vetëm një nga shumë iniciative që mund të jenë.

-E treta është se nëse ka sukses duhet të jetë i hapur për të gjithë.  Secila iniciativë për integrim ekonomik duhet të bashkohen të 6 shtete. Është iniciativë mahnitëse. Shpresoj të jetë më e qartë si do funksionojë më tej.” tha Escobar.

Ndërkohë duke u ndalur tek disa porosi Escobar u shpreh se duhet të ketë bashkëpunim nga të gjitha palët.

“ – Ka shumë mundësi dhe ndaj ju jap kurajo të kërkojnë mënyra se si do bashkëpunojnë me iniciativa të tjera. Do kuptoni se nuk do ketë dublifikim punësh.

-E dyta duhet të keni plan për zhvillimin institucionale.  Rritja ekonomik po, por duhet të ketë konkurrencë.

-Kushte për investitor. Përkrahje për Qeveritë. Por edhe krijimi i mundësive. Na duhet një ekonomi që ndihmon investitorët të punojnë ligjërish. Të kenë më tepër anë interesi. Të gjithë të jenë të interesuar. Ka nevojë të dëgjohet zëri i tyre.

– Dhe së fundmi ju mbështes që iniciativa të jetë ekonomike. Është i rëndësishëm. Dhe me rëndësi është të ngelet ekonomik dhe jo politik. Mund të mbështeteni tek SHBA. Do ju ndihmojmë institucionalisht. Do ju ndihmojnë në luftën kundër pastrimit të parave. Me teknologji të larta në kufi.” tha Escobar.

Këtë herë, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, marrin pjesë edhe Malit i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Liderët e vendeve pjesëmarrëse janë takuar me njëri-tjetrin para takimit, ku i pranishëm ka qenë edhe Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

/abcnews.al/.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!