Angela Martini bëhet nënë për herë të parë

schedule20:03 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 20:03 - 3 Dhjetor, 2021

Angela Martini dhe Dragos Savulescu janë bërë prindër për herë të parë. Modelja e njohur shqiptare ka surprizuar ndjekësit e saj me lajmin që ka dhënë në Instagram. Angela ka treguar se ka qenë një nënë surrogate ajo që e ka sjellë në jetë djalin e tyre duke i shprehur dhe mirënjohjen.

Modelja zbuloi se vogëlushi, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kyree, ka lindur ditën e djeshme me 2 Dhjetor. Personazhe të shumtë publikë kanë uruar çiftin për këtë lajm të bukur. “Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Martini 🌜🌛 (@angela_martini)

Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat rona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”, shkruan Angela. /abcnews.al