“E mbaj mend titullin e vitit 1994”, Arapi: Nesër luaj nga minuta e parë, Partizanin e kemi përballuar mirë

schedule12:43 - 16 Maj, 2021

schedule 12:43 - 16 Maj, 2021

Teuta luan nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, kur sfidon Partizanin në “Niko Dovana” në orën 19:00. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet foli kapiteni i durrsakëve, që konfirmoi rikuperimin nga dëmtimi dhe e kaloi presionin te Partizani.

“Gjendja ime është e mirë, pas ekzaminimit të bërë dje ka rezultuar se jam mirë dhe shpresoj të jem nesër nga fillimi në fushë. Në ndeshjet e fundit ekipin e kam parë në gjendje të mirë, ka arritur edhe të zhbllokohet dhe të shënojë gola dhe mendoj se ky është momenti i duhur për të përballuar ndeshje të tilla.

Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme sepse nëse fitojmë, shumë gjëra mund të mbyllen, por duhet parë si ndeshje e radhës dhe presioni të kalojë te Partizani sepse atyre u duhet vetëm fitorja. Ne hyjmë vetëm fitore si në çdo ndeshje. Futbolli është lojë kolektive pavarësisht se ata kanë shumë kualitete në sulm, me grupin që kemi, i kemi përballuar mirë dhe do e bëjmë edhe nesër.

Në tre ndeshjet e kaluara asnjëra s’ka fituar dhe shpresoj që nesër të bë mirë. Në rast barazimi lufta do jetë e hapur deri në fund. Është ndjesi e veçantë të fitoj titullin me Teutën,  e kam thënë se jam rritur me Teutën dhe unë i kam në memorie ende momentet e vitit 1994 kur jemi shpallur kampionë dhe duam ta bëjmë ëndrrën realitet”, u shpreh Arapi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!