Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat. Mësohet se një 26-vjeçar ka mashtruar një të mitur dhe e ka marrë në makinën e tij. Më pas dyshohet se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Si pasojë, 26-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrdhënie seksuale me të”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al