E marta e fundit para 13 Qershorit, fluks i madh njerëzish në Kishën e Laçit

schedule19:52 - 9 Qershor, 2020

schedule 19:52 - 9 Qershor, 2020

Mijëra besimtarë janë bërë pjesë e pelegrinazhit në Kishën e Shën Ndout ne Laç.

Të ardhur nga rrethet, te rritur e të vegjël, besimtarë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe lutje të ndryshme kanë përshkruar në këmbe rrugën drejt malit ku ndodhet kisha.

Duke besuar në mrekullitë e këtij vendi, besimtaret janë ulur në ambientet përreth kishës, ku kanë nisur lutjet, secili në mënyrën dhe për problemin e vet.

Riti i festes nis me meshën e shenjte ne kishën e Shën Ndout në kodër dhe vijon me lutje e ndezje qirinjsh ne shpellën Shën Vlashit.

Ashtu si çdo vit, rrugëtimi i besimtareve drejt kishës se Laçit është monitoruar nga forca policore dhe shërbimi i urgjencës. Pelegrinazhi nis në 17 mars që është e marta e pare dhe kulmon  të martën e 13-të, që është edhe dita e festes. /abcnews.al/