E marta e 13 Qershorit, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Laçit

schedule10:13 - 13 Qershor, 2018

schedule 10:13 - 13 Qershor, 2018

Mijëra besimtarë kanë kaluar natën e mbrëmshme, në Kishën e Shna Ndout në Laç. Sipas traditës, çdo të premte, mbi një milion pelegrinë, jo vetëm besimtarë katolikë, por edhe të krishterë të tjerë, myslimanë apo laikë, frekuentojnë këtë kishe të njohur. Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve.

E kanë zbardhur mbi gurët e bekuar të Sebastesë në Laç të Kurbinit. Janë mijëra vetë.

Është e marta e 13 dhe dhe në Shna Ndoi, kishën më të bujshme mblidhen më shumë se një milion pelegrinë.

Ata nuk nuk janë vetëm besimtarë katolikë, por dhe të krishterë të tjerë, myslimanë, laikë. Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve.

Quhen 13 të martat e Shna Ndoit, që nisin në Mars e përfundojnë më 13 Qershor.

Ditë të shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të hershme. Pelegrinët e Laçit kulmojnë në këto të marta, aq sa rëndohet trafiku.

Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Ata besojnë në mrekullibërjen shëruese të kësaj Shenjtoreje.

Në zonën e veriut aq i lartë është adhurimi për për Shna Nduen sa banorët bëjnë be “Për kishën e Laçit”.

Në këtë kishë monumentale në fillimet e shekulit XX ka shërbyer dhe françeskani i madh At Shtjefën Gjeçovi dhe të tjerë misionarë.

Dyndjet masive për në Kishën e Laçit janë të pakrahasueshme me asnjë peligrinazh tjetër ndër ne, duke e kthyer Laçin në Mekën e shqiptarëve.

Sebasteja është vendi i dy shenjtorëve, ku qirinjtë e lutjeve, përshpirtjeve dhe meditimeve nuk shuhen asnjëherë./abcnews.al