“E mahnitshme” Rama i tregon homologut holandez zyrën: Si i kthej vizatimet në letër murale

schedule18:07 - 10 Nëntor, 2021

schedule 18:07 - 10 Nëntor, 2021

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ndodhet ditën e sotme në Tiranë. Përpos zhvillimeve që kanë qenë të caktuara në agjendën e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama i ka bërë një tur homologut të tij holandez në zyrën e tij në kryeministri.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Rama shkrua se zyra e kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që ai ka parë, dhe se prej kohësh priste që t’i kthente në Tiranë “nderin e mikpritjes miqësore.”

Në pamjet e publikuara Rutte duket mjaft i impresionuar nga zyra e homologut të tij shqiptar.

Duke i marrë të gjitha me radhë kreu i qeverisë i tregon Rutte sesi ai vizaton ndërsa e informojnë për gjithçka që ndodh në vend, i tregon kravatat për të cilat i thotë se i krijon vetë. Po ashtu, kryeministri e “prezanton” homologun holandez me Ismail Qemalin, portreti i të cilit ndodhet i varur në mur.

Një tjetër detaj që i bëri përshtypje Mark Rutte ishte letra murale e zyrës.

“Vizatimet që bëj aty, i marr dhe përmes kompjuterit bëhen letër murale. Kjo është e para që kam bërë, dhe kam katër të tilla,” tregon Rama.

“Kur erdhe ti këtu, ka qenë Berisha përpara teje?” Pyet Rutte.

Rama në përgjigjen e tij i shpjegon se zyra ishte ndryshe por me të ardhur në pushtet ai e ridekoroi.

“Unë i solla mobiliet…ishin në disa depo.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!