E lidhur prej 1 viti me djalin e saj, moderatorja tregon si reagoi Jozefina Topalli

schedule09:40 - 16 Prill, 2022

schedule 09:40 - 16 Prill, 2022

Moderatorja sportivek, Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë në një lidhje dashurie prej një viti. Ata janë treguar shumë të rezervuar për raportin e tyre, por herë pas here zbulojnë detaje të veçanta.

Së fundmi, gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku, Cindy ndau për herë të parë detaje nga marrëdhënia me familjarët e Genarit, konkretisht me të ëmën.

Ester Bylyku: Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?

Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.

Ester Bylyku: Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?

Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).

Ester Bylyku: Pse reagoi keq Jozefina?

Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!