Modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë në qendër të mediave rozë kohët e fundit, pasi është duke u përfolur për se është në një lidhje të re dashurie.
Ditën e djeshme, ajo u diskutua gjatë në rrjetet sociale, pas publikimit të një foto nga Capital T, ku shfaqeshin të dy së bashku. Ndërkohë më herët, është thënë se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.
E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha për “Iconstyle”, se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova.
Modelja bukuroshe mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës./abcnews.al