Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli, ka bërë një rrëfim për babain e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.
Ai ka deklaruar se babait i kanë sjellë shumë problematike për botimin e shkrimeve të tij, pasi nuk pranonin redaktorët. Kuteli ka theksuar se nëse do t’ia kishin botuar më herët, të atit do t’i zgjatej jeta siç çdo shkrimtari kur sheh veprimtarinë e tij letrare.
“Patjetër, e mbaja atë çantë me dokumenta kur ai do të kërkonte që t’i zgjaste jetën, sepse duke iu kushtuar vetëm veprimtarisë letrare do të kishte kohë më shumë për krijime. Edhe kur shkrimtari sheh krijimet e tij letrare të botohen i zgjatet jeta. U botuan ‘Tregimet e Moçme’ në 1964 dhe ai vërtetë u duk sikur u përtëri. Sikur të kishin dalë pak më herët, përsëri do t’i kishin dhënë një nxitje. Megjithëse, ai i kishte dorëzuar ato tregime prej kohësh, redaktorët e asaj kohe ia zvarritën, i thanë një herë s’kemi letër, një herë s’kemi mundësi, ka ardhur plan tjetër.
Unë dhe gjithë familja i kemi përjetuar dëshpërimet e babait e asaj kohe, sidomos sorollatjet për t’u bërë edhe një herë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Aty ndikoi pozitivisht, Drago Siliqi, i cili e përkrahu shumë”, rrëfeu ai./abcnews.al