Te Sevilla ishin të vetëdijshëm se bllokimi i largimit të Jules Koune te Chelsea mund të ketë pasoja, dhe mësohet se qendërmbrojtësi është jashtëzakonisht i mërzitur me Monchin dhe bordin drejtues, përvecse emocionalisht i prekur.
22 vjeçari francez kërkoi të largimin nga Spanja për në Angli, por Sevilla nuk ndryshoi nga kërkesa prej 80 milion eurosh edhe pse Chelsea u afrua deri në 70 milion.
Kjo situatë pritet të ndikojë në grup, sepse Kounde është një nga titullarët e padiskutueshëm.
Lopetegui tanimë po kërkon nga klubi që të bëjë të pamundur për të rimarrë versionin më të mirë të mbrojtësit.
Ajo që dukej një sukes për arritjen e mbajtjes së tij në skuadër, tani është një problem i madh. Nëse futbollisti nuk do “kthehet” në atë që ishte, vlera e tij në treg do të bjerë . Në ambientet e Sevillas po mendohet aktualisht një rrugëdalje në janar./abcnews.al/