Një 76-vjeçare në Indi u zgjua e tmerruar teksa familjarët e kishin bërë gati për ta djegur duke menduar se ndërroi jetë nga koronavirusi.
Shakuntala Gaikwad rezultoi pozitive me koronavirus dhe familjarët e dërguan në spital në qytetin Baramati, raporton abcnews.al.
Indian Covid victim, 76, wakes up on her funeral bier moments before she is due to be cremated https://t.co/hm7wcEh1ME
— Daily Mail Online (@MailOnline) May 18, 2021
Ai ishte plotë dhe ndërkohë që prisnin të lirohej ndonjë vend, gruaja humb vetëdijen duke bërë që familjarët të besojnë se ndërroi jetë.
Ata përgatitën procedurat për t’i dhënë lamtumirën e fundit përmes djegies, por për fat të mirë e moshuara reagoi në kohë. /abcnews.al