E kryer, Skënder Gega në krye të Kukësit. Ja kur prezantohet

schedule10:37 - 1 Mars, 2020

schedule 10:37 - 1 Mars, 2020

Shpëtim Duro u shkarkuar nga Kukësi një ditë më parë dhe pritet që sot të prezantohet trajneri i ri i verilindorëve. Së fundmi ka pasur edhe një njoftim, ku bëhet me dijet se kur do të dalë para mediave tekniku i ri, por nuk bëhet me dije emri i tij.

“Përshëndetje! Sot në orën 16:00 te zyrat e klubit pranë Gardës, do të bëhet prezantimi i trajnerit te ri nga presidenti Safet Gjici. Faleminderit”, njofton klubi i Kukësit, që mban sekret emrin. Gjithsesi shanset janë që Skënder Gega të jeta ai që do të pasojë Duron në pankinën e verilindorëve. ABC News mëson se ka edhe akord mes palëve dhe mbetet të vijë zyrtarizimi.

Një ditë më parë ai është parë nën shoqërinë e Nderim Nexhipit dhe Rraman Hallaçit, me këtë të fundit që pritet të jetë ndihmësi i tij. Ish-kapiteni u largua vjet nga Kukësi dhe pas një eksperiencë në krye të Internacional U19, do të jetë sërish pjesë e klubit të qytetit të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!