E kryer/ Roma arrin marrëveshjen me mesfushorin e Sassuolos

schedule22:20 - 30 Qershor, 2022

schedule 22:20 - 30 Qershor, 2022

Roma ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Sassuolës, Davide Frattesi i cili mund te quhet tashmë lojtari me i ri i verdhekuqve, teksa tani kanë mbetur për tu përcaktuar disa detaje të vogla.

Mesfushori i talentuar italian rikthehet tek skuadra e tij e zemrës pas pesë viteve të kaluara te Sassuolo.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se drejtuesit e Romës dhe Sassuolos do të kenë sot një takim të fundit për ta finalizuar këtë marrëveshje.

Roma posedon 30 për qind të kartonit të lojtarit dhe do të paguaj te Sassuolo 15 milionë euro plus njëri mes lojtarëve Felix ose Cristiano Volpato.

Në anën tjetër reprezentuesi italian Frattesi ka një muaj që ka gjetur marrëveshje personale me Romën për një kontratë pesë vjeçare me 2,5 milionë euro pagë në stinor.

22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka pasur një vit shumë të mirë me Sassuolon ku në 36 ndeshje ka shënuar katër gola e ka asistuar në katër të tjerë. /f.a/abcnews.al